13 Maj, 2020 - 9:33 pm
Për herë të parë në 66 vite, Festivali Europian i Këngës, nuk do të mbahet këtë vit si pasojë e Covid-19 por kjo nuk do të thotë se këtë edicion nuk pati këngë dhe bujë. Faqja zyrtare e Eurovision-it në Youtube, çdo ditë ka sjellë interpretime live dhe intervista me artistët e këtij viti, ku ndër të tjera, është pyetur për 3 këngët më të mira.
Përfaqësuesja e Sllovenisë, Ana Soklič, ka treguar se në vendin e parë si këngën më të mirë të Eurovisionit në 66 vite histori, ajo vendos artisten kosovare, Rona Nishliu, e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012 me këngën ‘Suus’, ku mban ende pozicionin më të mirë, atë të vendit të pestë.
Rona Nishliu është njëra ndër artistet shqiptare më të suksesshme. Duke përfaqësuar Shqipërinë, me këngën ‘Suus’ ajo krijojë simpati ane mbanë botës me vokalin e saj unik, që bëri për vete shumë dëgjues.
Përfaqësuesja e Sllovenisë, Ana Soklič, thotë se vlerëson origjinalitetin e këngës, të cilin e sheh si përshkrim të kësaj jete, të gjithçkaje midis dritës dhe errësirës.
Sigurisht që këngëtarja ka realizuar edhe versionin e saj të këngës Suus! le ta shijojmë edhe njëherë Suus, që ende sot magjest Europën dhe jo vetëm. /KultPlus.com