17 Tetor, 2019 - 1:30 pm
Vitin e kaluar, Festivali i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar është mbajtur në datat 20, 21 dhe 22 dhjetor, përderisa për vitin 2019 ende nuk janë bërë publike data për mbajtjen e këtij festivali.
Por, tashmë kanë nisur të përmenden emra potencial të artistëve pjesëmarrës në këtë festival.
Ndonëse, ende nuk ka asnjë konfirmim, sipas faqes Eurovision Kosova, thuhet që pjesë e këtij festivali do të jenë edhe këngëtarët si: Yll Limani, Festina Mejzini, Nita Latifi, Arilena Ara, Tiri Gjoci e të tjerë.
Vitin e kaluar fituese e këtij festivali ishte këngëtarja Jonida Maliqi e cila me këngën ‘Ktheju tokës” përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision. Jonida nuk arriti të futet në 10-she të Eurovizionit.
Kujtojmë që deri më tani pozitën më të mirë në këtë festival e mbanë këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu, e cila zuri vendin e pestë me këngën “Suus”. / KultPlus.com