1 Mars, 2021 - 12:00 am
‘Edhe një herë’, është koncerti që solli në skenë kompozitorin dhe këngëtarin e njhur të muzikës shqipe Armend Rexhepagiqi, shkruan KultPlus.
Për pothuajse një orë Rexhepagiqi solli përballë një publiku virtual këngët që ndër vite i kishte kënduar e kompozuar, duke sjell kështu po të njëjtat emocione si në herën e parë kur u dëgjuan.
‘Shkel’, ‘Edhe një herë’, ‘Dashurinë ku e kam’, ‘U shërova’, ‘Bileta’, ishin vetëm disa nga këngët e shumta që Rexhepagiqi natën e sonte ju dha jetë dhe një herë në një mënyrë të jashtëzakonshme.
KultPlus më poshtë ju sjellë videon e plotë të koncertit ‘Edhe një herë’.