24 Qershor, 2019 - 3:45 pm
Për dekada në skenën e rokenrollit dhe rokut kaluan artistë të mëdhenj të cilët jo vetëm që e ndryshuan muzikën por edhe shoqërinë.
Fillimisht, ishin të tillë si Chuck Berry dhe B.B. King, për t’iu hapur rrugë akteve si Elvis Presley, The Beatles dhe The Rolling Stones.
Të 70-tat u identifikuan me bende si Led Zeppelin dhe AC/DC, ndërkaq të tetëdhjetat me ato si U2 dhe Guns ‘N’Roses.
Të gjithë këta artistë të lartpërmendur kishin shumëçka të përbashkët, por ishte diç që iu dha platformë veprave dhe melodive të tyre. Në koncerte, në performanca televizive, në studio dhe në shtëpitë e tyre hasje në një kitarë të markës Gibson – markë kjo që kontribuoi në përkufizimin e tingullit të zhanrit që ushtoi dhe pushtoi pjesën dytë të shekullit të kaluar.
Në fotografitë më poshtë mund t’i shihni disa nga artistët me nam duke e mjeshtëruar zanatin e tyre me llojet e ndryshme të kitarave Gibson.