20 Shkurt, 2019 - 8:20 pm
Mbrëmë në New York në sallën “Japan Society” kitaristi Agron Peni u paraqit me koncert solistik, shkruan KultPlus.
Në këtë koncert i cili zgjati më shumë se një orë, kitaristi Agron Peni është prezantuar me tetë vepra solo. Në pjesën e dytë të këtij koncerti kitaristit Agron Peni iu bashku edhe kitaristi Endrit Xerxa duke sjellë kështu një program të pasur muzikor si duo, që u prit me duartrokitje nga të pranishmit.
“E falënderoj shumë Ambasadën e Kosovës në New York, veçanërisht Znj. Teuta Sahatqija për ftesën si dhe për organizimin shumë serioz përmes së cilit vërtetë e paraqet kulturën shqiptare ashtu siç duhet”, është shprehur Peni në lidhje me këtë koncert./ KultPlus.com