16 Nëntor, 2018 - 12:00 pm
Në datën 19 nëntor, artistët shqiptarë si Inva Mula, Dua Lipa, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Lorik Cana, Olen Çezari, Elhaida Dani dhe Ermal Meta; do të bëhen bashkë në teatrin “Argentina”, për të nderuar heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.
Me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të qeverisë shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare.
Mes emrave të njohur do të jetë edhe vogëlushja shqiptare, Erza Muqolli krenaria jonë në Francë, aty ku 13-vjeçarja po ndjek karrierën e saj si këngëtare. Erza Muqolli ka lindur në Francë por prindërit e saj janë me origjinë nga Drenica. Erza u bë e njohur me zërin e saj unik në Francë, duke tërhequr vëmendjen në mbarë botën.
Vogëlushja konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të së ardhmes. Muqolli konkuroi në emisionin “France’s Got Talent”, ku arriti të renditet në 5 finalistet e para dhe më pas fitoi çmimin e tretë. Vajza e vogël është shumë e njohur në Francë dhe e kanë krahasuar me shumë emra botërorë, një ndër ta edhe francezja Indila.
Tashmë Erza është pjesë e grupit Kids United, i përbërë nga 5 fëmijë të talentuar, të cilët këndojnë nëpër qytete të ndryshme të Francës./ KultPlus.com