Kjo është sot Zana Nimani, këngëtarja e dikurshme shqiptare në Beograd (FOTO)

2 Dhjetor, 2017 - 12:21 pm

Zana Nimani dikur ka qenë në mesin e këngëtareve më të mira në ish Jugosllavi.

“Dodirni mi kolena” apo “Pepito Pantalone” ishin disa prej këngëve që Zana i solli herë si solo këngëtare e herë me grupin Zana.

Grupi ishte aktiv nga viti 1979 deri në vitin 1985. Zana ka lindur në Beograd.


Po e sjellim një fotografi të Zanës, javën e kaluar në Kanada, atje ku ajo jeton prej vitesh me vajzën Teo dhe me burrin Djordje.

Zana, e pyetur së fundmi a do të donte të kthehej në Serbi, ka thënë se nuk është në planet e saj. Ajo nuk këndon, por diçka të tillë e ka trashëguar vajza e saj, e cila këndon bukur, sipas familjarëve të Zanës, shkruan KultPlus.

Zana ka lindur në vitin 1961, ndërsa u largua nga Serbia pak javë pasi i lindi vajza, dhe kjo besohet për shkak të problemeve politike që po dilnin në pah në Serbi dhe në tërë territorin jugosllav.

Zana sot punon në një kompani të avokatëve, dhe ka marrë mbiemrin e burrit – Shishkin. / KultPlus.com

Të ngjajshme