6 Shtator, 2023 - 3:34 pm
Të hënën ka filluar edicioni i 18-të i Festivalit DAM, i cili për pesë netë radhazi do të sjellë artistë vëndorë e të huaj në skenën e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Në këtë festival po marrin pjesë emra të njohur të muzikës klasike.
Një nga emrat më të njohur, i cili do të jetë pjesë e festivalit është edhe klarinetisti Florent Charpentier, performanca e të cilit do të jetë më 8 shtator.
Klarinetisti Charpentier përndryshe është fitues i konkursit prestigjioz ndërkombëtar “Prague Spring Festival Competition.”
Në Festivalin Dam do të nderojë interpretojë i shoqëruar nga pianistja Pranvera Hoxha./KultPlus.com