20 Dhjetor, 2018 - 3:00 pm
Kompozitori nga Kosova, Agron Elezi, ka arritur që të jetë pjesë e finalistëve në garën “Creative Composers 2018”, shkruan KultPlus.
Dy kompozimet e kompozuesit Elezi : “Ikja e Vashës Kosovare” dhe “1468” janë ekzekutuar live para jurisë së këtij festivali i cili organizohet nga Italia dhe Spanja.
Kompozitori kosovar, Agron Elezi, arriti të kualifikohet në finale e cila mbahet më 26 janar 2019 në Itali dhe Spanjë.
Konkursin ndërkombëtar i kompozimit “Kompozitorët krijues 2018” organizohet nga Shoqata Ravel së bashku me institucionet e tjera. Shoqata ka selinë në Italinë Veriore dhe Spanjën si dhe është përgjegjëse për menaxhimin dhe organizimin e Orkestrës Filharmonike Ravel dhe Akademinë e Muzikës Maurice Ravel. Bordi i Organizatës përfshin disa dirigjentë dhe muzikantë të kompletuar, përveç bashkëpunëtorëve të tjerë të rëndësishëm të cilët janë edhe pjesë e jurisë së festivalit.
Kompozimi “Ikja e Vashës Kosovare”, luhet prej 83 instrumenteve si dhe e veçantë e saj është sepse luhet me harfë kromatike, një kombinim i rrallë. Ky projekt menaxher i të cilit është Bekim Rexhepaj është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit./ KultPlus.com