8 Prill, 2019 - 2:45 pm
8 prilli, njihet si Dita Ndërkombëtare e Romëve dhe është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale.
Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komunitetet Rome në të gjithë botën.
Në Kosovë kjo ditë po shënohet me disa aktivitete.
Për të shënuar këtë ditë, sonte do të mbahet edhe një koncert recital me muzikë klasike i organizuar për herë të parë në Kosovë nga komuniteti rom.
Në këtë koncert do të interpretojnë Hasib Karaçi!, në piano do ta shoqëroj Pranvera Hoxha Bryma, ndërsa mysafirë do të jenë Andia Gjinali dhe Hysnije Latifaj. Në këtë koncert recital do të luhen vepra nga Gelem Gelem Arr. H. Karaci, Th. Hansen. Mozart, Simaku etj.
Ky koncert recital nga komuniteti rom do të mbahet sonte nga ora 19:00 në Sallën e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.
Dita Ndërkombëtare e Romëve është deklaruar zyrtarisht në vitin 1990 në Poloni gjatë Kongresit të katërt të Unionit Ndërkombëtar Rom, në nderim të takimit të parë ndërkombëtar të përfaqësuesve romë i mbajtur në prill të vitit 1971. / KultPlus.com