23 Nëntor, 2018 - 6:21 pm
Një koncert me këngë shqiptare dhe gjeorgjiane është mbajtur në Lubjanë.
Veprimtaria e radhës, që përkon edhe me ditët kulturore shqiptare të muajit nëntor në Slloveni, ishte koncerti i mbrëmjes së të enjtes në Lubjanë.
Grupi muzikor i Shoqatës “KVALI”, kësaj radhe interpretoi muzikë dhe këngë shqiptare dhe gjeorgjiane.
Artistë sllovenë, gjeorgjianë dhe interpretuesja shqiptare Alma Bejtullahu sollën për publikun këngë të zgjedhura nga të dy popujt.
Në këtë ngjarje përveç publikut slloven dhe atij shqiptar dhe gjeorgjian, ishin pjesëmarrës edhe diplomatë nga ambasadat e Shqipërisë, Kosovës dhe Gjeorgjisë. /KultPlus.com