3 Tetor, 2018 - 11:20 pm
Artistët kanë aftësinë që çdo ambient ta kthejnë në skenë. Por skena që ka zgjedhur Pavel Andreev është e pazakontë.
Pianistit nga Shën Petersburgu e ka vendosur pianon e tij ne mesin e nje vendgrumbullimi mbetjesh në Leningrad të Rusisë. Dhe skena e tij mori vëmendje globale.
Një ndërthurje e tingujve të pianos dhe këngës së pulëbardhave që fluturojnë mbi këtë landfill, teksa shkarkohen të tjera mbetje, kanë qenë elementët që Andreev ka zgjedhur për qëllimin e kësaj performance: nevojën për riciklimin e tyre.
Ai shpreson se nëpërmjet këtij projekti të quajtur “Breath of the Planet” do t’i bëjë njerëzit të mendojnë më shumë për mënyrën e jetesës.
Trajtimi i mbetjeve ishte një temë e diskutuar gjerësisht në Rusi vitin e kaluar, pasi era e keqe e landfillit te Moskë shkaktoi protesta të vazhdueshme./ Tv Klan