24 Shkurt, 2024 - 4:11 pm
Një koncert i veçantë në përkujtim të 101-vjetorit të lindjes së kompozitores Dhora Leka është mbajtur në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Aktiviteti kulturor përkon dhe me 80 vjetorin e çlirimit të qytetit.
Pjesë nga krijimtaria e kompozitores së madhe korçare Dhora Leka u luajtën nga solistët e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura, Juljana Agolli, Erio Daja, Igli Zeqiri, Arbi Pelushaj, Klejdi Qose, Raina Dimo, Gesarda Sulollari nën dirigjimin e Laert Qazimit dhe Harlen Nikollit.
Dirigjenti Laert Qazimi tha se publiku i Korçës na pret me ovacione të shumta dhe me një interes tejet të madh kundrejt artit dhe muzikës. Ai shton se është një kënaqësi dhe përgjegjësi e madhe për të sjellë veprat e Dhora Lekës në kualitetin e duhur.
Gjithashtu Solisti Julian Agolli tha se për Orkestrën Simfonike të FA-së nuk është hera e parë që ngjiten në skenën e Korçës, por gjithmonë kjo skenë suprizon. Ndërsa për veprat e Dhora Lekës, ai tha se janë të vështira për t’u sjellë por kjo orkestër ja ka dalë të sjellë veprat në mënyrën e duhur.
Përpos koncertit artdashësit patën mundësi të shohin dhe ekspozitën kushtuar jetes se vepres së kompozitores korcare. Ajo lindi në Korce në 1923 dhe vdiq në 2006. Disa nga veprat më të njohura të Dhora Lekës ishin “Rini, Rini”, “Kushtrimi” “Marshi i Brigades se Pare Sulmuese”. Kompozitorja ka pasur një jete të vështirë, e dënuar dhe internuar në komunizëm si “agjente e Rusisë”. /KultPlus.com