25 Prill, 2021 - 9:32 pm
Grupi i Zelandës së ‘Re Six60’ mbajti një koncert para 50,000 njerëzve në Auckland, ngjarja më e madhe e tillë në botë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
Publiku nuk kishte maska mbrojtëse dhe nuk kishte asnjë distancë shoqërore, raporton The Sun.
Grupi e përfundoi turneun e tyre të fundit me një koncert në Eden Park.
Zelanda e Re ka marrë vlerësime për përgjigjen e saj ndaj pandemisë dhe ka një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë nga Covid-19.
Vetëm 2.601 raste të koronavirusit u regjistruan dhe 26 njerëz vdiqën.
Aktualisht, vetëm 33 raste të Covid-19 janë aktive.
Përdorimi i maskave është i detyrueshëm vetëm në transportin publik dhe në avion, dhe masa e ruajtjes së distancës sociale nuk është në fuqi./ KultPlus.com