3 Shtator, 2019 - 10:54 pm
Eleganca e pianofortes dhe ajo çka sugjeron violina takohen dhe përzihen me fuqinë e një zëri sopranoje. Kjo është ”Nëna Arbëri”, koncerti që do të zhvillohet të enjten në orën 21:00 në sheshin ”Viktor Emanueli” në Piana degli Albanesi, shkruan agjencia italiane zyrtare e lajmeve, ANSA.
Një takim i dëshiruar shumë nga ministri i Shtetit i Diasporës Shqiptare, Pandeli Majko dhe nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, me mbështetjen e komunës së Piana degli Albanesi për të kujtuar Nënë Terezën.
Në fakt, 5 shtatori është domethënës jo vetëm për komunitetin shqiptar, por për të gjithë botën mbarë sepse përkujton ditën e shenjtërimit të Shën Terezës. Besimtarja shqiptare – e natyralizuar indiane e besimit katolik – themeluese e urdhrit fetar të Misionareve të Bamirësisë, harxhoi të gjitha energjitë e saj në një punë të palodhshme mes viktimave të varfërisë të Kalkutës, për çka u vlerësua me mirënojhje të shumta, ndërmjet të cilave edhe me çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979.
Në Piana degli Albanesi ka një përfaqësim domethënës të komunitetit arbëresh. Koncerti – i prezantuar nga Salvo La Rosa – do të ketë në skenë edhe sopranon shqiptare, Inva Mula, violinistin Olen Çezari dhe pianistin Genc Tukiçi. /KultPlus.com