17 Qershor, 2019 - 11:00 am
Më 19 qershor do të mbahet koncerti recital, ku në flaut do të paraqitet Erëmira Çitaku dhe harpë – Çağatay Akyol , të udhëhequr nga Dafina Zeqiri-Nushi në bashkëpunim me Festivalin “Tingujt e Flautit”, shkruan KultPlus.
Projekti ka filluar së realizuari që me hapjen e konkursit ndërkombëtar për pranimin e veprave të reja në faqen e internetit “The Composer’s Site”, konkurs ky që zgjati dy muaj. Nga 80 vepra u përzgjodhën veprat e JinHee Han dhe të Rain Worthington.
Në koncert do të dëgjoni gjithashtu vepra nga kompozitorë të ndryshëm botërorë si: J. Ibert, W. Lutoslawski, P. Morlacchi, F. Farkas, A. Zabel, A. Piazzolla. Koncerti do të mbahet më 19 qershor, në ora 20:30 NË Bibliotekën Kombëtare të Kosovës./KultPlus.com