2 Mars, 2023 - 5:29 pm
“Epokat në tinguj” koncerti që u luajt në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, mahniti publikun artdashës në fillim të muajit mars.
Me pjesëmarrjen e veçantë të dirigjentes së mirënjohur Elda Laro, pianistit francez Pascal Gallet si dhe të solistes virtuoze Laura Llozi, është luajtur koncerti nr. 5 për piano i kompozitorit Aleksandër Peçi, dhe koncerti nr. 1 për violinë nga Paganini.
Krahas solistëve interpretoi Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, në këtë premierë botërore të koncertit GEA 2551, vepër e kompozitorit të mirënjohur Aleksandër Peçi.
Pascal Gallet e ka vlerësuar maksimalisht veprën e kompozitorit Peçi, si një punë jashtëzakonisht kërkuese.
Drejtori artistik i eventi ishte Arben Skënderi./ KultPlus.com