20 Qershor, 2024 - 1:46 pm
Dita e Muzikës do të shënohet me një ngjarje të këndshme në lagjen Ulpiana, përkatësisht në KultPlus Caffe Gallery ku do të performojnë fëmijët e Korit Okarina, shkruan KultPlus.
Kjo ngjarje është organizuar nga “Kori i Fëmijëve Okarina” dhe gazeta online për art dhe kulturë “KultPlus” dhe ka për qëllim përfshirjen e lagjes në evente kulturore dhe mu për këtë qëllim eventi titullohet “Muzika në lagje”.
Ky event do të mbahet më 21 qershor, prej orës 19:30 në KultPlus Caffe Gallery dhe është i hapur për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e festës së muzikës.
Më poshtë është njoftimi i plotë e organizatorëve.
Festojmë Ditën e Muzikës me Korin e Fëmijëve “Okarina” dhe KultPlus
Bashkohuni në një koncert të veçantë për Ditën e Muzikës, organizuar nga Kori i Fëmijëve “Okarina” në bashkëpunim me KultPlus.
Do të jetë një mbrëmje e mbushur me muzikë, argëtim dhe momente të paharrueshme!
Data: 21 Qershor
Ora: 19:30
Vendi: KultPlus CaffeGallery
Fëmijët e talentuar të korit “Okarina” do të performojnë një përzgjedhje të bukur këngësh që do të kënaqin çdo zemër. Ky është një event që nuk duhet humbur për të gjithë dashamirësit e muzikës!
Në koncert do të kemi kënaqësi të dëgjojmë dhe instrumentist nga institucione te ndryshme të muzikës që veprojnë në kryeqytet!
Merreni nga nje batanije me vehte, uluni ku të ju dëshiron zemra në ambientin e jashtëm të KultPlus, dëgjoni muzikë të bukur dhe festoni me ne fuqinë dhe bukurinë e muzikës! / KultPlus.com