7 Shkurt, 2025 - 2:59 pm
Më rastin e shënimin të Pavarësisë së Kosovës, Kori i Fëmijëve “Okarina” do të prezantohet sonte me një koncert në Teatrin Shqiptar të Shkupit, shkruan KultPlus.
Për këtë koncert është bërë e ditur nga udhëheqësja e korit Elikona Hysaj Shala.
Më poshtë është njoftimi i plotë rreth këtij koncerti.
Një komb,
Një gjuhë,
Një shpirt!
E vazhdojmë turneun tonë festiv me rastin e Festës e Pavarësisë së Kosovës me koncert në Teatrin Shqiptar në Shkup!
Koncerti “Në vigjilje të Festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”
Kënaqësi e jashtëzakonshme të fuqizojmë zërin e artistëve të rinjë e të ngrisim dhe më shumë vlerat mbarëkombëtare!
Komuna e Çairit / Општина Чаир / Municipality of Cair/ Municipality of Cair, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, faleminderit pafund për mbështetjen tuaj!
Nën drejtimin e Elikona Hysaj Shala, dirigjente e Korit të Fëmijëve “Okarina”, dhe shoqërimit në
Piano nga Melos Buza, kjo mbrëmje do të jetë një ngjarje e veçantë për audiencën shkupjane!
Kjo ngjarje bart vlerat dhe shpirtin kulturor të kombit tonë.
07 Shkurt
Ora 19:00
Mirupafshim!/ KultPlus.com