27 Janar, 2025 - 2:02 pm
Në vigjilje të Festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kori i Fëmijëve “Okarina” nga Prishtina dhe Kori i Zërave të Bardhë të TKOBAP-së do të bashkojnë zërat në një mbrëmje të paharrueshme muzikore, thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Tiranës.
Kjo ngjarje kulturore do të mbahet nën drejtimin e Elikona Hysaj Shala, dirigjente e Korit të Fëmijëve “Okarina”, dhe Sonila Baboci, drejtuese e Korit të Zërave të Bardhë të TKOBAP-së, dhe po kjo mbrëmje do të jetë një tribut për vlerat dhe shpirtin kulturor të kombit tonë.
Koret do të shoqërohen në piano nga pianistët Melos Buza & Sindi Zdrava. Kjo ngjarje kulturore do të mbahet më 28 janar në ora 19:00 në Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Tiranës./ KultPlus.com