Kori i Filharmonisë gati për koncertin në sallën ‘Marjan Kozina’ në Slloveni

15 Dhjetor, 2024 - 3:46 pm

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka mbajtur provën gjenerale për koncertin e sotëm, i cili do të mbahet në sallën “Marjan Kozina” të Filharmonisë së Sllovenisë.

“Nën drejtimin e dirigjentit Baki Jashari, do të interpretohen vepra nga kompozitorë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, si Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Vasil S. Tole dhe Hajrullah Syla”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë.

Përpara publikut do të prezantohen gjithashtu edhe vepra nga kompozitorë ndërkombëtarë, si Eric Whitacre, Ambrož Čopi, Laura Jēkabsone dhe Jake Runestad./ KultPlus.com

Të ngjajshme