12 Prill, 2023 - 10:24 am
Pas dy koncerteve në Lisbonë, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të vazhdojë turneun në Selanik me një koncert në bashkëpunim me Korin e Përzier dhe Orkestrën Shtetërore të Selanikut, përcjell KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës.
Në vijim gjeni postimin e plotë:
Pas prezantimit të suksesshëm me dy koncerte në Lisbonë, Braga dhe dy të tjera në Tiranë, Kori i Filharmonisë së Kosovës vazhdon turneun me një tjetër prezantim të rëndësishëm në Selanik, kjo në bashkëpunim me Korin e Përzier dhe Orkestrën Shtetërore të Selanikut.
Nën drejtimin e mjeshtrit grek Vladimiros Symeonidis, ky bashkim në mes të institucioneve muzikore të dy vendeve sjell intepretimin e ‘Stabat Mater’ nga G. Rossini. Koncerti mbahet sonte nga ora 21:00 në Auditoriumin e Madh të Sallës së Koncerteve të Selanikut./ KultPlus.com