13 Nëntor, 2022 - 8:10 pm
Kori Siparantum po e përfaqëson Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme në Festivalin Internacional të Koreve “Lisbon Sings” – Portugali, në mesin e 22 koreve nga 17 shtete të botës, shkruan KultPlus.
Ata kanë arritur që edhe një herë tjetër të fitojë vendin e parë në kategorinë më të vështirë të festivalit (Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I
Lajmin e ka bërë të ditur dirigjenti, Memli Kelmendi, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.
Postimi i plotë:
“Wohooooo Historia përseritet prap Fitues n’Portugali!
Fitues të Kategoriaë A1 – Vendi i Parë – Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I, Kategoria më e vështirë e festivalit) + Golden Diploma
Puna po shpërblehet. Falemnderit gjithë antarëve të korit për sakrificën dhe përkushtimin maksimal.
Urime Kosovë “, thuhet në postimin e tij.
Ky aktivitet është pjesë e “WORLD’S BEST CHOIRS Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”. /KultPlus.com