27 Tetor, 2024 - 8:21 pm
Nga vendi i cili refuzon ta njoh shtetësinë e Kosovës, Kori Siparantum përmes një paraqitjeje dinjitoze ka arritur t’i sigurojë vendit dy çmime, Medaljen e Artë (Golden Medal) dhe Çmimin special për programin kontemporan më të mirë dhe interpretim në skenë, shkruan KultPlus.
Kori Siparantum me Medaljen e Artë është radhitur i treti në kategorinë e koreve të të rriturve në konkurrencë me tetë kore, të mbajtur në “Sing for Gold – The World Choral Cup, Barcelona, 2024”./ KultPlus.com