19 Dhjetor, 2023 - 4:42 pm
Kori “Siparantum” është ftuar të marrë pjesë në festën e fundvitit me Wiener Singakademie në koncertet e Wiener Konzherthaus, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur dirigjenti Memli Kelmendi, i cili ka thënë se kjo është një ëndërr që po bëhet realitet.
Postimi i plotë:
“Të dashur miq,
Po e ndajmë një lajm të rëndësishëm për kulturën e muzikës korale, një ngjarje e madhe historike për ne dhe jo vetëm.
Kori Siparantum është ftuar të marrë pjesë në festën e fundvitit me Wiener Singakademie në koncertet e Wiener Konzerthaus. Koristët do të ngjiten në skenë së bashku me Orkestren Simfonike të Vienës dhe Korin Wiener Singakademie.
Performanca tradicionale e Simfonisë së 9-të të Beethoven-it (në d-mol, e kompozuar në mes 1822-1824) është pjesë e festave të Vitit të Ri në Wiener Konzerthaus për 26 vjet. Këtë vit, kënaqësia jonë është e dyfishtë, pasi Kori Siparantum do të jetë pjesë e këtyre koncerteve. Koncertet do të drejtohen nga Omer Meir Wellber dhe janë planifikuar për datat 30 dhe 31 dhjetor 2023, si dhe 1 janar 2024, në orën 19:00.
Përveç kësaj, me datë 29 Dhjetor në ora 20:00 Kori Siparantum do të këtë koncertin në Votivkirche, Wien, që ndryshe nga ky vend kanë dalur shumë vepra të kompozitorit të madh Anton Bruckner; Locus iste dhe shumë të tjera. Organo historike në Kishën Votive u ndërtua në 1878 nga kompania e njohur e ndërtimit të organeve E. F. Walcker dhe u inspektua nga Anton Bruckner. Hyrja në koncertin tonë është pa pagesë.
Një ëndërr që po bëhet realitet!”, shkruan Kelmendi. /KultPlus.com