7 Dhjetor, 2017 - 12:56 pm
Festivali i tunxhit në Kosovë, i cili këtë vit po e sjellë edicionin e dytë të tij, sonte duke filluar nga ora 19:00 do të mbaj mbrëmjen koncertale në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë.
Në ktë koncert do të interpretojnë trombonisti Betim Krasniqi, pianisti Misbah Kaçamaku ndërsa mysafir i mbrëmjes do të jetë klarinisti nga Kosova, Astrit Mustafa.
Festivali “Kosova Brass” ka filluar me 30 nëntor dhe deri më tani ka sjellur dy mbrëmje koncertale në Prishtinë. Ky festival do të zgjas deri me 18 dhjetor me pjesëmarrës të shumtë nga vendi dhe bota ku nuk do të mungojnë edhe emra botëror, siç është trumpetisti gjerman me renome botërore, Otto Sauter.
Ndërsa festivali do të mbyllet me trumpetistin dhe pedagogun amerikan, Gregory Jones i cili vjen nga Indiana University/Prude University Fort Wayne./ KultPlus.com