22 Janar, 2020 - 9:30 am
Pavarësisht se Kosova padrejtësisht nuk është në Eurovision, talenti i kosovarëve po vërehet gjithandej, përcjellë KultPlus.
Kësaj radhe është kosovarja Miranda Sahiti e njohur si @m1ra.sa e cila është pjesë e grupit trio @f3mofficial e që po garojnë për ta përfaqësuar Finlandën në Eurovision.
Kënga e tyre quhet “Bananas” dhe do të garojë në festivalin kombëtar finlandez, ku fituesi shkon në Eurovision.
Derisa presim nëse kënga e tyre do të triumfojë ose jo në këtë festival, kujtojmë që Shqipëria tashmë ka zgjedhur përfaqësuesin e saj për Eurovision. Është Arilena Ara e cila u shpall fituese e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës. Me këngën “Shaj”, baladën që i mbajti të gjithë mbërthyer, Arilena do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurosong 2020”. /EurovisionKosova / KultPlus.com