Kritikuan Jonida Maliqin për anglishten, “shpërthen” Elton Deda: Histeria kolektive e disa injorantëve, u kthye në dashuri

17 Maj, 2019 - 7:50 pm

Këngëtari i njohur Elton Deda, ka reaguar pas kualifikimit të Jonida Maliqit në finalen e Eurovisionit.

“Kjo ditë e bukur me diell ( heperhe), përtej mynxyrave politike dhe
gjendjes depresive që kalojnë të gjithë shqiptarët, u hap me ndjenja të bukura
dhe pozitivitet.

Mbrëmë Manjola Nallbani këndoi jo vetëm për njerëzit në salle por për të
gjithë shpirtërat e lodhur të artistëve shqiptare.

E shoqërova bashkë me muzikantë të mëdhenjë në ketë rrugëtim të bukur dhe të
them të drejtën e kam shijuar shumë koncertin.

Kaloi shume shpejt, nuk e kuptova fare kur arriti në këngën e fundit. Kishte
në sallë shumë kolegë të cilët i pashë gati në mallëngjim dhe kjo është e
natyrshme.

Ne duam gjëra të bukura, kaq e thjeshtë është. Dhe vetëm njerëz të mëdhenjë
por modestë si Manjola dinë ti shërbejnë aq bukur në art.

Urimi im për Manjolen është që të mos ndalojë këtu pasi artistët e mëdhenjë
ndalojnë vetëm kur ndalon ora. Ka shumë akoma për të dhënë.

Ndjenja tjetër e bukur ishte kualifikimi i Jonides.

Histeria kolektive e disa injorantëve që u moren me nivelin e anglishtes se
saj, u kthye në një dashuri të pafundme direkt.

Kjo tregon që një pjesë e shoqërisë sonë vuajnë nga hipokrizia, mos-pasje
boshti dhe boshllek shpirtëror.

Merreni si këshillë miqësore, lërini artistët të bëjnë punën e vet dhe bëni
dhe ju ndonjë punë se nuk del keq.

Shumë suksese e dashur Jonida dhe të jesh e qetë pasi muzika ka vetëm një
gjuhe universale, që e kuptojnë të gjithë”, shkruan ai./KultPlus.com

Të ngjajshme