6 Janar, 2019 - 6:00 pm
Këtë vit në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, i cili u mbajt në Pallatin e Koncerteve në Tiranë, kënga fituese është përzgjedhur ajo e Jonida Maliqit, shkruan KultPlus.
Kënga e titulluar “Ktheju tokës” në këtë mënyrë ka fituar të drejtën e përfaqësimit shqiptar në Eurosong 2019 në Izrael.
Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe nga këngëtarja Jonida Maliqi.
Por si duket kjo këngë ka filluar të pëlqehet edhe jashtë vendeve shqipfolëse, e sidomos nga ata që e ndjekin çdo hapë të Eurovisionit. Këtë e dëshmon një cover i krijuar nga Alt3rn Music.
Alt3rn Music është një grup i krijuar prejtre miqve të mirë Alex, John dhe Anthony që kanë pasion muzikën. Ata janë nga Republika Çeke, por Alex ka lindur në Greqi.
Ky cover duket se është pëlqyer nga fansat të cilët edhe e kanë shpërndarë. KultPlus.com