30 Gusht, 2018 - 2:30 pm
Kënga “A më kujton” nga Naser Berisha.
Koha iku, na harroi
Mbeti veç kujtimi letër,
Si ngahera, të kërkoj
Me kitarë poemë e vjetër
Para shkollës, si dikur
Unë të pres, e ti nuk vije
Dhe pyes vetën, si i marrë
Ndonjëherë në mend do t´bije
Ku më mbete biondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a me kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej perëndie
Dashuri e vjetër të kërkoj…
Gjumë nuk kam, bie shi
Në fotografi ti vetëm mbete
Jeta të mori, larg të qoi
Nuk e di se ku më trete
Jam i vetëm, si atëherë
Fati mua nuk më priu
Lumturinë që ne e kishim fatkeqësia e përpiu…
Ku më mbete biondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a me kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej perëndie
Dashuri e vjetër të kërkoj…