20 Prill, 2021 - 11:16 pm
Alida Hisku lindi në Tiranë ku edhe filloi të këndojë në festivalet e pionierëve tiranas. Ajo mori pjesë në dhjetë festivale kombëtare të RTSH-së.
Shumë kompozitorë i kushtuan menjëherë vëmendje, dhe garonin cili ta marrë në projekt, për talentin e saj të madh, dhe ngjyrës së veçantë të zërit.
Gjatë karrierës së saj, Hisku solli një numër të madh të këngëve që u bënë hite dhe i rezistuan kohës. Kujtojmë “Vajzat e fshatit tim” që ishte ndër këngët më të pëlqyera për publikun, me të cilën fitoi Çmimin e Parë të Festivalit të 14-të të këngës në RTSH.
Ajo jeton prej kohësh në Gjermani, por mban lidhje të rregullta me miqtë shqiptarë. Me paraqitjet dhe zërin e saj unik Alida Hisku mbetet një nga artistet më të mira në trevat shqiptare.
KultPlus jua sjellë një tjetër këngë të famshme të saj, me titull “Dasmë në fshat”. /KultPlus.com