Kur e humba një dashuri…

3 Nëntor, 2018 - 2:20 pm

Me këtë këngë këngëtarja Manjola Nallbani mori pjesë në Festivalin e 32-të në RTSH, në dhjetor të vitit 1993.

Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri

Me puthje gënjeshtare
ma mësove dashurinë
e pastër isha fare
e nuk e njihja pabesinë

Por ja që nisi era
ranë fletët një nga një
jeta ëndrra s’ka ngahera
ka dhe lot e tradhti

(Refreni)
Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova unë të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri

Zemrën time e lëndova
e plagosa në rini
por pranvera sërish do vijë
dhe do sjellë tjetër dashuri

O dashuri
sekreti i moshës që na rinon
ti papritur vjen
dhe krejt papritur si era shkon
Oh eja eja dashuri
eja eja përsëri
merrma dhimbjen time
dhe më ndiz një zjarr të ri

(Refreni)
Dashurinë e parë dhurova
për të njohur një njeri
dhe mësova unë të mos gaboj
kur e humba këtë dashuri

Zemrën time e lëndova
e plagosa në rini
por pranvera sërish do vijë
dhe do sjellë tjetër dashuri

Dhe mësova unë të mos gaboj…
kur e humba këtë dashuri./ KultPlus.com

Të ngjajshme