1 Prill, 2018 - 3:00 pm
Grupi Super 700, të themeluar në vitin 2003 nga Ibadet Ramadani dhe Michael Haves në Berlin të Gjermanisë na kanë befasuar të gjithëve më këngën “Kur jam kânë nji vakt i ri”.
Grupi i përbërë prej gjermanëve e këndojnë këngën “Kur jam kanë një vakt i ri” me një theks më ndryshe nga që jemi mësuar ta dëgjojmë.
Antarët e grupit janë: Ibadet Ramadani, Jan terstegen, Michael Haves, Sebastian Schmidt.
Po sjellim tekstin e plotë të kësaj kënge folklorike shqiptare:
Kur jam kan ni vakt i ri
E kam pas ni çifteli
Kange e lojna dhe mahi
Me t’u shkri zemra tuj ndi
Oj lum lum oj lumi une
O nji syzez e kam pas kojshi
Shume marak tuj knu me m’ni
Dite per dite m’rrinte karshi
Ni dite m’thirri me i shku n’shpi
Oj lum lum oj lumi une
O une i mjeri kesh mashtru
N’shpi t’syzezes ni dite jam shku
Mire jam ule jam rehatu
Ja kem nis me knu e me lu
Oj lum lum oj lumi une
O sa u bona pak rahat
Kisi n’der rak tak tak
Shpejt e shpejt jam dal n’hajat
Aty ish kane ni shtrige plake
Fort po sillka me lagraç
Desh ma thej njonen kopaç
Oj mejr mjer oj mjeri une
O shpejt e shpejt jam dal n’oborr
Gati m’hangen ni qen qorr
Turr e vrap jam dal te koshi
Aty ish ma i madh sharofi
Shpejt e shpejt jam dal n’sokak
Gati m’hanger ni minak
Oj mjer mjer o i mjeri une
O shpejt e shpejt jam dal ne baçe
E jam ndal te molla lalçe
Kam kthy kryt me kqyr nihere
O ish kon dal syzeza n’dere
Ma e mire se lul pranvere
More djal hajde najhere
Oj lum lum lum lum oj lumi une