17 Qershor, 2021 - 8:28 pm
Pas pothuajse tre viteve, Elvana Gjata dy muaj më parë u rikthye me një mini-album që përfshin gjithsej gjashtë këngë, shkruan KultPlus.
Elvana Gjata edhe për këto këngë ka bashkëpunuar me tekstshkruesin dhe këngëtarin e njohur Pirro Çakon dhe tash vetëm pak minuta pas publikimit të këngëve, komentet dhe pëlqimet e adhuruesëve të këngëtares nuk kanë të ndalur.
Kënga ”Kur jemi dashtë”, vazhdon të mbetet ndër më të pëlqyerat e këtij albumi, të cilën KultPlus e sjell më poshtë.
”Kur jemi dashtë” flet për një dashuri të humbur e të paharruar. Zëri i veçantë i Gjatës, bën që kjo këngë të prekë thellë në zemrën e secilit.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e kësaj kënge.
Ku je tani
Veç një zot e di
Fjalët e tua n’gjoksin tim
A therin më s’e di
Krejt po shkon mirë
Veç ti po m’mungon
E nuk paska më vështire
Kur s’ke atë qe e do
Kur jemi dashtë ne
Kur jemi dashtë ne
Nuk e ka ditë asnjeri
Kur kemi kjajtë ne
Kur kemi kjajtë si fëmijë
A e di, a e di?
1000 jetë t’i kisha tani
I kisha dhanë dhe një herë se je ti
Çmendu për mu
Hekmi lotë e zi
Se më mbete pikë në zemër
Pikë më mbete ti
Kur jemi dashtë ne
Kur jemi dashtë ne
Nuk e ka ditë asnjeri
Kur kemi kjajtë ne
Kur kemi kjajtë si fëmijë
A e di, a e di?
1000 jetë t’i kisha tani
I kisha dhanë dhe një herë se je ti. / KultPlus.com