26 Janar, 2023 - 8:00 pm
Reperi i famshëm amerikan Kendrick Lamar e pati publikuar këngën “The Heart Part 5” më 11 maj të vitit të kaluar. Videoklipi i këngës është i veçantë, pasi në të ai e ka përdorur metodën “deep fake”, duke e vendosur fytyrën e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant në të tijën, teksa i këndon vargjet e këngës.
Përpos Bryantit, ai i ka vendosur edhe fytyrat e ish-futbollistit amerikan, O.J. Simpson, i njohur po aq për akuzat se kishte vrarë bashkëshorten e tij, por që ishte shpallur i pafajshëm në një gjykim tejet kontradiktor.
Pastaj, me “deep fake” në fytyrën e tij janë vënë edhe Kanye West, Jussie Smollett, Nipsey Hussle.
Prej fytyrave të përdorura në këtë klip, Hussle dhe Bryant tashmë nuk janë gjallë./ KultPlus.com