5 Shkurt, 2024 - 10:12 pm
Sot ka vdekur Mbretëresha e valles shqiptare, Liljana Cingu, shkruan Kult Plus.
Ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, që gjatë karrierës së saj u dha jetë më shumë se 200 valleve të ndryshme.
‘Mjeshtrja e madhe’ dhe ‘Nderi i Kombit’ ishin tituj me të cilët shteti shqiptar e kishte nderuar Mbretëreshën e valles shqipe.
Më poshtë KultPlus ju sjell një një vallëzim të Cingut me vallen më të njohur në Kosovë, “Shota”/KultPlus.com