1 Dhjetor, 2022 - 11:59 pm
Nexhmije Pagarusha është emri i këngëtares së njohur shqiptare e që ndryshe njihej si Bilbili i Kosovës.
Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Izrael, Bosnje e plot shtete tjera. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.
Ajo u nda nga jeta një vit më parë duke e lënë pas vetës një grumbull këngësh që janë dëgjuar e vazhdojnë të dëgjohen me ëndje edhe në ditët e sotme.
Kultplus ua sjell tekstin e këngës “Kur Një Ditë Të Kthehesh Ti” të kënduar nga Nexhmije Pagarusha dhe Ardit Gjebrea.
Fjalët tua aq të rrejshme
Qen’ të vrazhda për me zgju dashninë time
As që dite me ngushllue
As në çastet kur për ty unë sytë i meksha
N’fjalët tua aq të vrazhda
S’qen’ në gjendje me pajtue zemrën time
Ishin vetëm sytë e tue
Asgjë tjetër nuk na lidhte
Kur një ditë të kthehesh ti
I përbuzur nga të gjithë
Dhe dëshron ta kesh’ pran ndokend afër veti
Mos kërko strehim te unë
Se ngrohtësia në shpirtin tim
Ka shumë kohë që fluturoj
Për ty n’amshim
Kur një ditë të kthehesh ti
Dhe kupton se je fajtor
Se unë ende po jetoj pa fat n’vetmi
Dhe çkado që tash premton
Është shumë vonë për shpresën tone
Për urrejtje dhe dashni për ne të dy
Çdo mesnatë unë t’ shoh në ëndërr
Gjoja se po fle pranë meje si dikur
Çdo mesantë m’ zgjon kujtimi
Se më lodhi dashuria me kto ëndrra
Çdo mesnatë unë t’shoh në ëndërr
Si largohesh ti e heshur pa buzëqeshje
Fjalët e fundit janë për ty
Sytë e mi janë tuj lotu
Kur një ditë të kthehesh ti
I përbuzur nga të gjithë
Dhe dëshron ta kesh pranë ndokend afër veti
Mos kërko strehim të unë
Se ngrohtësia në shpirtin tim
Ka shumë kohë që fluturoj për ty n’amshim
Kur një ditë të kthehesh ti
Dhe kupton se je fajtor
Se unë ende po jetoj pa fat n’vetmi
Dhe çkado që tash premton
Është shumë vonë për shpresën tonë
Për urrejtje dhe dashni
Për ne të dy
Dhe çkado që tash premton
Është shumë vonë për shpresën tonë
Për urrejtje dhe dashni për ne të dy. /KultPlus.com