Kur Shahindere Bërlajolli këndonte ‘Miriban moj Miriban’ (VIDEO)

28 Korrik, 2023 - 7:00 pm

Shahindere Bërlajolli është këngëtare e njohur e njohur shqiptare. Ajo lindi në Pejë në një familje e cila kishte vlera të profileve të ndryshme, me një reputacion dhe respekt shumë të veçantë për te qytetarët e vendit.

Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Ndërsa më vonë vazhdoi edhe normalen e plotë për mësuesi.Viti 1959, ishte vit që për Shahinderen i dha orientim për tërë rrjedhën jetësore. Në këtë vit, në moshën 13 vjeçare behet solistja e pare me e reja profesioniste ne muziken artistike popullore.

Sukseset e saj nga viti ’59 e tutje ishin marramendëse: fituese e pesëfishtë e festivalit më prestigjioz të asaj kohe “Akordet e Kosovës” prej ku doli me performancat e saj dhe hitet e radhës siç janë këngët: “Në zabel të erdha”, “Miriban”, “Kush ma i pari bani”, “Gajdexhiu”, “O bylbyl me pika-pika”, “Hajde dalim moj goce”

Këngët e saj lanë një gjurmë të pashlyeshme në pasurinë e muzikës shqipe, të cilat edhe sot ripërpunohen nga këngëtarët më të njohur të vendit.

Ajo vdiq më 3 maj të vitit 2020./KultPlus.com

KultPlus ju sjell këngën “Miriban”:

Miriban moj Miriban
Xhanem aman x2

Hajt te shkojme ne Gostivar
Xhanem
Hajt te shkojme ne Gostivar

Hajt te shkojme ne Gostivar
Xhanem aman x2

T’i blejme cuces nje fustan
Xhanem
T’i blejme cuces nje fustan

T’i blejme cuces nje fustan
Xhanem aman x2

Dhe ta veshen per marak
Xhanem
Dhe ta veshen per marak

E ta veshen per marak
Xhanem aman x2

E te dali ne sokak
Xhanem
E te dale ne sokak

Le te dali ne sokak
Xhanem aman x2

E ta shohin shoqen e vet
Xhanem
Le ta shohin shoqen e vet

Le ta shohin shoqen e vet
Xhanem aman x2

Le te flasin te plasin
Xhanem
Le te flasin te plasin o/KultPlus.com

Të ngjajshme