3 Shkurt, 2019 - 7:03 pm
Tenori Bashkim Paçuku është një figurë e rëndësishme në fushën e muzikës. Ai ka qenë pjesë i organizimeve të suksesshme që realizohen me dirigjentë dhe orkestrat kryesore në shtëpitë më të mira të operës dhe në sallat e koncerteve në vende të ndryshme të botës. Figurativisht, ai është një lokomotivë e profesionalizmit për ata që duan t’i ndjekin hapat e tij.
Ai ka marrë çmimin e parë në Garën Ndërkombëtare të Vokalit të Barry Alexander. Duke komentuar aftësitë e tenorit shqiptar Paçuku, Cosmo Buono, drejtori ekzekutiv i konkursit, ishte shprehur: “Është e rrallë të gjesh një tenor me bukuri të natyrshme të vokalit që e kombinon atë në aspektin teknik dhe muzikor. Kur e dëgjon këtë tenor, nuk mund të mos të mendosh për tenorët që ishin pjesë e Epokës së Artë të operës “, shkruan KultPlus.
Bashkim Puçuku ka lindur nga prindër shqiptarë në Dibërdhe ka diplomuar në Fakultetin e Artit Muzikor nga Universiteti i Shkupit. Kishte dy turne studimi: në La Scala të Milanos (Itali), Qendra e famshme për përsosjen e artistëve lirikë dhe në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri). Përvoja e tij profesionale përfshin formimin dhe udhëheqjen e Korit Profesional të Radio Televizionit Prishtinë në Kosovë si trajner, ndihmës dirigjent, mësues i teknikës vokale dhe solist.
KultPlus e sjell sot në mendjen e lexuesve duke paraqitur edhe disa pamje nga paraqitjet e tij.