14 Tetor, 2021 - 11:00 am
Këngëtarja shqiptare e njohur për vokalin e saj tejet të veçantë, ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin ”Ke me mungu”. Bëhet fjalë për Arilena Arën, e cila para publikut gjithmonë vjen me balada të fuqishme që jetësohen përmes zërit të saj të fuqishëm, shkruan KultPlus.
Teksti i ”Ke me mungu” është shkruar nga artisti dhe kant-autori nga Prishtina, Yll Limani. Ndërkaq, teksti i këngës flet për një dashuri të humbur.
Bashkangjitur gjeni videoklipin dhe tekstin e këngës.
Ke me mungu
Kur do të shoh e nuk do mund të flas
Kur numrin tënd nuk mund ta thërras
Nuk do jesh këtu me ma hek mërzinë
Me fol për ëndrra e me bo dashni
Në çdo sekond më kujtohesh ti
Po largohesh…
Pse nuk po rrin kur edhe unë kam me t’mungu?
A nuk dhash gjithçka?
A nuk dita me dasht?
A nuk dita me t’mbajtë?
Lamtumirë po m’thu
Po si mundesh me shku e me m’harru?
Ke me mungu
Ke me mungu
Do jetë dimri më i ftohtë
Do jetë viti më i gjatë
Do ta mbush këtë dhomë me lot
Do fundosem pak nga pak
Do largohem nga këtu
Do shkoj ku s’më njeh njeri
Këtë qytet pa ty s’e dua
Në çdo vend m’kujtohesh ti
Pse nuk po rrin kur edhe unë kam me t’mungu?
A nuk dhash gjithçka?
A nuk dita me dasht?
A nuk dita me t’mbajtë?
Lamtumirë po m’thu
Po si mundesh me shku e me m’harru?
Ke me mungu
Ke me mungu. / KultPlus.com