‘Lamtumirë, ti o e bukura vashë’ (VIDEO)

5 Mars, 2022 - 9:30 pm

Muharrem Qena është njëri prej themeluesve të skenës teatrore dhe të këngës argëtuese shqiptare. Ai punoi si regjisor, producent, këngëtar, dhe skenarist. Muharremi lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoj shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale.

Shpërblimet e shumta lokale e ndërkombëtare e radhisin në krijuesin më të mirënjohur kosovar. Me ”Ervehenë” e autorit Ahmet Qirezi(1932), e cila mori 5 shpërblime kryesore në Festivalin e Steries – Novi Sad (1967), ngriti skenën teatrore të Kosovës në piedestal. Regjisor i shumë dramave, e filmave dokumentarë e televizivë. Muharremi ishte nismëtar i punës së teatrove në Prizren, Gjakovë, dhe Gjilan. Ai krijoi dhe këndoi një sërë këngësh argëtuese në frymën bashkëkohore, të cilat frymëzuan dhe u falën kënaqësi shumë brezave.

Sonte, KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës ‘Lamtumirë’:

Lamtumirë ti o e bukra vashë
unë do t’vet tash o hije n’vend të largët.

Më vjen keq vasho që nuk u pamë
dhe pa m`dhanë besë vashë
na duhet me u nda,
por besoj se netët nuk na janë harru
t`përqafum që i kemi kalu.

Lamtumirë oj syzezja e ime
s`ta harroj do t`ma jesh në kujtime

por besoj, se netët nuk na janë harru
t`përqafum që i kemi kalu

Lamtumirë ti o e bukura vashë
une do t’vet tash o hije n’vend të largët./
KultPlus.com

Të ngjajshme