22 Gusht, 2023 - 6:42 pm
Këngëtarja e njohur amerikane Lauryn Hill, do të festojë 25 vjetorin e albumit të saj të famshëm”The Miseducation of Lauryn Hill”, duke nisur një turne botëror këtë vjeshtë.
Për më tepër, grupi i Hill, “Fugees” do ta shoqërojë në secilin nga 11 koncertet, në SHBA dhe Kanada.
Turneu në Amerikën e Veriut fillon me Fugees, më 17 tetor në Newark, New Jersey, duke u ndalur në Brooklyn, Washington DC, Philadelphia, Toronto, Chicago, Fort Worth, Denver, Los Angeles, Oakland dhe Seattle.
Në fillim të këtij muaji, portali “Consequence” e quajti “The Miseducation of Lauryn Hill”, albumin e dytë më të mirë hip-hop të të gjitha kohërave.
Bendi Fugees u mblodhën më parë në 2021, për performancën e tyre të parë live në 15 vjet.
Planet për një turne ribashkimi të plotë u vonuan, dhe më pas u anuluan për shkak të pandemisë.
Ky turne mund të jetë shansi i fundit për të parë drejtpërdrejt “Fugees”, pasi anëtari i bendit Pras Michel u shpall fajtor në fund të prillit për përfshirjen e tij në një skemë miliardëshe të pastrimit të parave në Malajzi.
Anëtari bashkëthemelues i “Fugees”, është aktualisht në pritje të dënimit, i cili mund të përballet me deri në 20 vjet burg, shkruan “Consequence”. /KultPlus.com