Libretistja e parë shqiptare Ajmone Dhomi ka mbledhur rreth 7 mijë nënshkrime, sot do ti dorëzojë në Qeveri

6 Prill, 2018 - 10:33 am

Libretistja e parë shqiptare Ajmone Dhomi, sot do t’ua dorëzoj Qeverisë së Kosovës peticionin me rreth 7 mijë nënshkrime, duke kërkuar ndërtimin e objektit të Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës, shkruan KultPlus

Ajmone Dhomi njëherish drejtuese e OJQ-së “Muza”, sot do i drejtohet kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, si dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, në lidhje me kërkesën për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit të Kosovës.

Dhomi do të ju adresohet edhe medieve duke filluar nga ora 12:00 përpara Teatrit Kombëtar të Kosovës, para së të ua dorëzojë kërkesën tri institucioneve të lartë përmendura.

Kësaj kërkese i janë bashkëngjitur edhe nënshkrimet e rreth 7000 muzikantëve, artistëve dhe pedagogëve muzikor nga i gjithë territori i Kosovës, Ajmone Dhomi është libretistja e parë shqiptare dhe është autore e libretit të operave “Goca e Kaçanikut” dhe “Dasma Arbëreshe” të kompozitorit Rauf Dhomi. /KultPlus.com

Të ngjajshme