22 Shtator, 2019 - 6:49 pm
Lindita Halimi sot ka prezantuar këngën e saj konkurruese në ‘Kënga Magjike 2019’.
Halimi e cila ka marrë pjesë edhe më herët në festival, po rikthehet me këngën ‘Want my love’.
Lindita e ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e vitit 2017, por nuk ka hyrë në finale.
Ajo është ndër këngëtaret e para që prezanton këngën e saj në edicionin e sivjetmë të festivalit të njohur shqiptar. / KultPlus.com