24 Qershor, 2019 - 10:45 am
Të dielën mbrëma në Microsoft Theater të Los Angelesit është mbajtur ceremonia e sivjetme e BET Awards.
Beyonce edhe këtë vit ka rrëmbyer çmimin e artistes më të mirë R&B/pop, ndërsa Cardi B është zgjedhur hip-hop artistja më e mirë.
Çmimi për grupin më të mirë ka shkuar për “Migos”, kurse bashkëpunimi më i mirë është shpallur ai i Travis Scott dhe Drake, “Sicko Mode”.
Lista e plotë e fituesve:
Videoja e vitit: Childish Gambino, “This Is America”
Artistja më e mirë R&B/pop: Beyoncé
Artisti më i mirë R&B/pop: Bruno Mars
Artistja më e mirë femër e hip-hopit: Cardi B
Artisti më i mirë mashkull i hip-hopit: Nipsey Hussle
Artisti i ri më i mirë: Lil Baby
Grupi më i mirë: Migos
Bashkëpunimi më i mirë: Travis Scott featuring Drake, “Sicko Mode”
Çmimi Coca-Cola i shikuesve: Ella Mai “Trip”
Albumi i vitit: Cardi B, “Invasion of Privacy”
Aktorja më e mirë: Regina King
Aktori më i mirë: Michael B. Jordan
Filmi më i mirë: “Blackkklansman”
Sportistja e vitit: Serena Williams
Sportisti i vitit: Stephen Curry
Çmimi BET H.E.R.: “Hard Place”
Regjisori i videos më të mirë: Karena Evans
Aktori më i mirë ndërkombëtar: Burna Boy (Nigeria)
Aktori i ri më i mirë ndërkombëtar: Sho Madjozi (South Africa)