16 Mars, 2021 - 11:18 pm
Këngëtarja dhe modelja shqiptare Lori Miho, është mjaft aktive dhe e angazhuar me aktivitete muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe jeton tashmë prej shumë vitesh.
Pavarësisht moshës së saj të re, ajo ka një jetë të gjatë artistike me shumë ndryshime dhe zhvillime të suksesshme. Miho tregon se muzikën e ka nisur në moshën 6 vjeçare, me mësimet e pianos e më pas duke përfunduar liceun artistik për kitarë. Ajo thekson se gjatë liceut i lindi dhe dëshira për këngën, ku bashkë me të vëllain muzikant, nisën të interpretonin së bashku. “Tashmë bëhen 7 vite që unë performoj në muzikën live, ka qenë pjesë e imja që në moshë të vogël dhe do të vazhdoj të jetë”, – shprehet artistja.
“Gjithcka nisi kur vëllai më kërkoi që unë të këndoja, ndërkohë që ai luante në instrument dhe ende vazhdojmë të punojmë bashkë. Kam vendosur të jetoj në Amerikë, sepse muzika Jazz këtu është shumë e njohur dhe përkrahet më shumë se në Shqipëri. Gjithashtu më pëlqejnë sfidat dhe konkurenca e pastër. Këtu e gjeta veten shumë më shumë se sa në Shqipëri, pikërisht për shkak të zhanrit që performoj. Sigurisht edhe vështirë ka edhe këtu dhe jeta është shumë dinamike, por jam shumë e kënaqur”, shprehet Lori Miho në një intervistë për “RTV Dukagjini”.
Këngëtarja shqiptare tregon se është duke punuar për një minialbum. “Momentalisht po punoj për një minialbum, duke qenë se koncertet live mungojnë, jam fokusuar në krijimtari, albumi do të jetë një bashkëpunim virtual me këngëtare nga Shqipëria”
Ajo thekson se Jazz-i i përshtatet shumë edhe me personalitetin, e pëfshin shumë dhe e gjej veten më mirë.
Përsa i përket modelingut ajo e tregon si një eksperiencë që po e shijon momentalisht: “Me modeling kam rreth tri vite që merrem, është një eksperiencë për mua që po e shijoi, por jo një passion mbi të cilin po investoi shumë nga kohai me.”
“Vendin tim e dua dhe kam shumë mall, por nuk e mendoj kthimin ende. E vetmja arsye për të cilën do të kthehesha është të jepja dicka nga vetja që vendi im të ecë më shumë”, shprehet Lori Miho./ KultPlus.com