“Lotë në parajsë” nga Eric Clipton

9 Korrik, 2024 - 9:30 am

“Tears in Heaven” është këngë nga Eric Clapton dhe Will Jennings, e shkruar në vitin 1991. Kënga u shkrua pas vdekjes tragjike të djalit katërvjeçar të Clapton, Conor, i cili ra nga dritarja e një apartamenti në qytetin e Nju Jorkut. Teksti prekës e pasqyron pikëllimin dhe zinë e Clapton-it.

Kënga është një nga më të suksesshmet e Clapton dhe shpesh vlerësohet për thellësinë dhe sinqeritetin e saj emocional. Ai fitoi tre çmime Grammy në 1993, duke përfshirë Regjistrimin e Vitit, Këngën e Vitit dhe Performancën më të Mirë Vokale Pop mashkullore.

Përkthyer nga: Ridvan Bunjaku

A do t’ma dije emrin

po të t’shihja n’Parajsë?

A do t’ishte njësoj

po të t’shihja n’Parajsë?

[Refreni]

M’duhet t’jem i fortë

e t’vazhdoj

‘Se e di që nuk e kam vendin

këtu n’Parajsë.

[Strofa 2]

A do t’m’kapje për dore

po të t’shihja n’Parajsë?

A do t’m’ndihmoje t’rri n’këmbë

po të t’shihja n’Parajsë?

[Refreni]

Do ta gjej rrugën time

natën e ditën

‘Se e di që thjesht s’mund t’rri

këtu n’Parajsë

[Ura]

Koha mund të t’rrëzojë,

koha mund të t’i thejë gjunjët

Koha mund të ta thyejë zemrën,

të t’bëjë t’lypësh e t’lutësh

T’lypësh e t’lutësh

[Solo në kitarë]

[Refreni]

Përtej derës,

ka paqe, jam i sigurt

Dhe e di që nuk do t’ketë më

lotë n’Parajsë

[Vargu 3]

A do t’ma dije emrin

po të t’shihja n’Parajsë?

A do t’ishte njësoj

po të t’shihja n’Parajsë?

[Refreni/Outro]

M’duhet t’jem i fortë

e t’vazhdoj

‘Se e di që nuk e kam vendin

këtu n’Parajsë./KultPlus.com

Të ngjajshme