9 Shkurt, 2021 - 3:26 pm
“Takimi i parë” është kënga më e re e një ndër emrave kryesorë të muzikës popullore shqipe, Luan Hajra, shkruan KultPlus.
Hajra përmes zërit të tij unik vazhdon të tingëllojë në veshët e shumë dëgjuesve.
Kënga vjen e shoqëruar me një video ku Luani performon plot dashuri.
Me një karrierë të gjatë, Hajra edhe sot tingëllon për mrekulli. Për të gjithë ata që e duan muzikën e tij, këngëtari po vazhdon të jetë aktiv duke përmbushur dëshirat e shumë prej adhuruesve të tij. / KultPlus.com