Luçio Dala, legjenda e muzikës italiane që për tri dekada dhuroi këngë të panumërta në horizonte të larmishme

7 Korrik, 2021 - 11:40 pm

Luçio Dala, një lloj versioni pop i Pier Paolo Pasolinit. I njëjti funksion profetik dhe civil. E njëjta dashuri, për atë që dikur quhej popull (dashuri, domethënë aftësia për ta kuptuar e kënduar). E njëjta aftësi, për t’u hedhur në përleshje. Këngët e Dalës, si një basoreliev i përhershëm që inkuadron dhe parashikon, rigjeneron dhe lidh të gjitha kryqëzimet vendimtare të gjysmës së dytë të shekullit XX, duke e përhapur mbështetjen edhe në zonat në hije, ndjenjën e përbashkët, ndryshimin e trupave, miteve, mentaliteteve.

Periudhat e ndryshme të Dalës, fëmijëria në “Zecchino d’oro” (imazhe të paçmuara), më pas me Roberto Roversin në tekstet (këtu bëhet lidhja me Pasolinin), domethënë i vetëm, por gjithmonë në marrëdhënie të ngushtë me publikun, si një kantier në qiell të hapur, që pasqyron rrugën antropologjike dhe shoqërore të vendit tonë në një përzierje të vazhdueshme të stileve, përfshirë ato muzikore.

Ndërsa luftrat dhe mjerimet, trenat dhe terrorizmi, krenaria e punëtorëve dhe fisnikëria fshatare, garat me makina dhe intervistat me Agnellin, shfaqen pareshtur në ekran. Është kurorëzimi i metodës aq personale dhe produktive, që regjisori i “Martin Eden” dhe “Bukuroshja e humbur”, ka ndjekur që nga punimet e tij të para. Është prova, se në arkivat audiovizive ka thesare të fshehura të inteligjencës, informacione dhe poezi, për ata që janë në gjendje t’i gjejnë, t’i mbledhin dhe t’i bëjnë, pak a shumë, të këndojnë. Së fundmi, është shpagimi i një personazhi të lënë në hije nga vetë suksesi i tij, i varrosur me të gjitha nderimet, për t’u harruar aty për aty edhe pse i famshëm në të gjallë.

Të flasësh për Luçio Dalën, do të thotë të flasësh për një nga gjigantët e muzikës italiane.

Kantautori dhe muzikanti i njohur bolonjez, për gati tri dekada na ka dhënë këngë të panumërta të mbarsura me poezi, me ironi dhe njerëzi. Në kërkim të vazhdueshëm për stimuj dhe horizonte të reja, ai hyri gjithë kureshti dhe eklektizëm në zhanret më të larmishme muzikore, duke bashkëpunuar dhe duke na dhënë duete të mrekullueshme, me jo pak artistë me famë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Krijimtaria e bollshme artistike ka kaluar nëpër faza të shumta: nga beat generation në eksperimentime ritmike dhe muzikore, deri te kantautor, për të arritur deri në kufijtë e muzikës operistike dhe lirike. Dala ishte mbase, eksperimentuesi më i madh i muzikës italiane. Kantautor eklektik, muzikant i kompletuar, kurioz, gjithnjë përpara konkurrencës, gjithmonë duke kërkuar stimuj të rinj, ai lindi një muzikant xhaz dhe vdiq si një yll pop, duke u shtrirë në çdo fushë të artit muzikor dhe më gjerë.

Dala nga të paktit, Dala prekës, Dala vështrimbukur, një vështrim që humbiste çdo ditë diçka. Nëse mbyllte sytë, ai e dinte: ylli i perferisë…

Në komunikimin e tij, me një ambicie tejet personale, me një gjuhë që tashmë në vitet 1970, ai e përcaktonte si “mesdhetare”, Luçio Dala dukej gjithashtu, se trashëgonte një nga parimet e letërsisë mesjetare, sa pak egoist dhe sa i aftë të prekte gjithkënd me mprehtësi: “Në thelb, nuk jam rastësi”, do deklaronte, vetë kantautori: “Unë besoj thellësisht te njeriu, më interesojnë veçanërisht, problemet e njeriut. Probleme të cilat, mund të jenë të miat, si individ, ndaj besoj, se jam si të tjerët”./ Konica.al / KultPlus.com

lucio dalla

Të ngjajshme