18 Dhjetor, 2018 - 8:49 pm
Pianistja e njohur kosovare së fundi është prezantuar me koncert recital edhe në Sofje të Bullgarisë, pikërisht në Shtëpinë e ish kompozitorit të njohur bullgar “HauseMuseum Pancho Vladigerov”, shkruan KultPlus.
Elezi në këtë koncert është prezantuar me një program të pasur, ku koncerti recital ka pasë të përfshira vepra të njohura botërore, por edhe ato të kompozitorëve kosovarë.
Veprat e Bethoven e Chopin kanë dominuar në koncertin e Elezit, kurse veprat kosovare që janë prezantuar para audiencës bullgare ishin ato të Rauf Dhomit e Kreshnik Alickaj, ku të dy kompozitorët, këto vepra kanë për inspirim vet pianisten kosovare Lule Elezi.
“Ishte një emocion i paparë që përjetova me audiencën bullgare, të cilët e duartrokitën gjatë performancën time”, ka thënë LuleElezi.
Mirëpo, jo vetëm me këtë koncert është mbyllur prezantimi i pianistes Elezi në Bullgari, pasi që e njëjta ka mbajtur edhe një masterklasë me studentët e dalluar të këtij shteti.
“Të ndash eksperiencat profesionale me studentët, të jep një njdesi të vecantë, pasi që është një shansë e mirë që përvojën tonë ta ndajmë me të rinjtë, sidomos kur kemi këso përvoja edhe jashtë Kosovës”, ka thënë për fund Lule Elezi për KultPlus./KultPlus.com